DUMA Qazim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916 në Borsh, Sarandë. Më 8 nëntor 1993, me vendim nr. 516, Gjykata e Sarandës vendosi njohjen faktit të pushkatimit «nga forcat e diktaturës, në dhjetor të vitit 1944». AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 1653

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]