DUSHA Jakup
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik mysliman. Lindi në Tropojë. U arrestua bashkë me 6 persona të tjerë, më 3 shkurt të vitit 1953. Vdiq në hetuesi po atë vit nga torturat çnjerëzore, në burgun e madh të Shkodrës. Revista Kibla, nr. 2, shtator-dhjetor 2017, f. 24- 33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]