DUSHKU Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1890, në Patk, Kavajë. Më 26 gusht 1946, me vendim nr. 94, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «krime kundër shtetit», me 10 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet. Më 18 tetor 1946, me vendim nr. 24, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Kavajës, i sekuestroi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2360-2361. Gazeta Zyrtare, 18 shkurt 1947, f. 5

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]