Edhe kontinentet zhvendosen

Për herë të parë ideja e lëvizjes së kontinenteve të lashtë i vajti në mendje Frensis Bekonit, filozofit anglez të shekullit XVII, kur vuri re përputhjen me të vërtetë të dukshme të formave të të dyja brigjeve të kundërta të Atlantikut, të bregut perëndimor të Afrikës dhe të bregut lindor të Amerikës së Jugut. Mos vallë këta dy kontinente kishin qenë të bashkuara në një masë të vetme dikur, në të kaluarën e largët? Në shekullin XX shumë shkencëtarë, ndërmjet të cilëve edhe Alfred Vegeneri, filluan të mbështesin një teori të tillë. Ata u përpoqën të vërtetonin se jo vetëm Afrika dhe Amerika u Jugut, por edhe kontinentet e tjera janë copëra të një mase të madhe tokash, që ka ekzistuar në të kaluarën. Sipas Vegenerit pjesa më sipërfaqësore e kores tokësore nuk e mbulon tërësisht rruzullin tokësor, por është dendësuar e tëra në masat kontinentale.
Kjo do të thotë se këto të fundit pluskojnë mbi një fund më të dendur të Simës bazaltike. Në fundet e oqeaneve Sima është e zhveshur. Kontinentet, që sot janë të veçuara, dikur kanë qenë të bashkuara në një masë të vetme. Për shkak të forcave që lindin nga rrotullimi i Tokës, në këtë masë u formuan të çara, të cilat me kohë u zgjeruan derisa arritën ta ndajnë masën fillestare në blloqe më të vogla. Këto blloqe, domethënë kontinentet e sotme, dalëngadalë u larguan nga njëri-tjetri; këtë lëvizje rravguese ata e ruajnë edhe sot, pra kontinentet vazhdojnë të lëvizin, duke u larguar nga njëri-tjetri.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]