ELEZI Alimedie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1944, në Kukës. U internua për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Kukësi në Berat, prej 7 maj 1945 deri më 26 tetor 1948. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 7, Fl. 96-97

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]