ELEZI (hamzaj) Nazmi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Grazhdan, Peshkopi. Më 30 prill 1948, me vendim nr. 30, Gjykata Ushtarake e Peshkopisë e dënoi «për pjesmarrje në një grup klandestin, propagandistik, disfatist. Ka marrë pjesë në mbledhje, kanë pasur për qëllim të dezertonin nga radhët e ushtrisë dhe të arratiseshin e të bashkoheshin me Dan Kaloshin për të luftuar kundër pushtetit popullor», me 6 vjet burg. Më 27 prill 1949, u lirua nga burgu. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 7, Fl. 12-13

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]