ELEZI Ramadan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1944, në Kukës. Më 13 mars 1963, me vendim nr. 33, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut mbetur në tentativë», me 6 vjet e 8 muaj burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 7, Fl. 114-115

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]