ELMAZI Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1909 në Guci, Jugosllavi. Më 12 shtator 1945, me vendim nr. 74, Gjykata Ushtarake e Durrësit e dënoi si «kriminel lufte», me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave dhe konfiskim pasurie. Arrestuar më 23 shkurt 1925, liruar më 27 prill 1949. Më 17 dhjetor 1945, me vendim nr. 286, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Durrësit «urdhënon: sekuestrimin e pasunisë private të tundëshme e të patundëshme […]: grunë kg. 350, kashtë gruni kgr. 1000. 2 jorgana e 2 dyshekë. Truelli i shtëpisë, 2 ½ dynym, nji ndërtesë me dy dhoma dhe nji kasolle për gjanë e gjallë, nji tokë buke 25 dynym». AISKK, F. 1, V. 2013, D. 7, Fl. 76. Gazeta Zyrtare, 8 gusht 1946, F. 7

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]