ELMAZI Hasim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 8 gusht të vitit 1944. U internua për «çështje politike». Më 18 qershor 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Ersekës në Kamëz të Tiranës, prej 10 tetorit të vitit 1949 deri më 30 qershor 1954. F. 1, Viti 2013, D. 7, F. 7

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]