Endokarditi

  1. Përkufizim: Endokardit = inflamacion i valvulave dhe i endokardiumit.

    B. Llojet
    1. Endokarditi akut shkaktohet nga Staphylococcus aureus, Streptococcus pneumoniae, Neisseria gonorrhoeae.
    2. Endokarditi subakut shkaktohet nga Enterococcus spp, streptokokët viridans, Staphylococcus epidermidis.
    3. Endokarditi marantik shkaktohet nga ngjitja e qelizave kanceroze në endokard, shoqërohet me embolizëm me qeliza malinje, dhe ka prognozë të keqe.
    4. Endokarditi me kultura negative shkaktohet nga: Hemophilus parainfluenzae, Actinobacillus, Cardiobacterium, Eikenella, Kingela kingai.
    5. Endokarditi Libman-Sacks haset në të sëmurët me lupus; mund të dëgjohet zhurmë me stetoskop, por zakonisht ky lloj endokarditi s’ka simptoma.

    C. Shenjat e simptomat
    1. Splenomegali.
    2. Hemorragji në thonj.
    3. Nyjet e Osler-it (papula të kuqe të dhimbshme në gishtërinj).
    4. Njollat e Roth-it (hemoragji retinale).
    5. Lezionet Janeway (makula të errëta në pëllëmbën e dorës ose të këmbës).
    6. Petekie konjunktivale.
    7. Abscese në tru, çrregullime neurologjike.
    8. Abscese në veshka, hematuri.
    9. Abscese në shpretkë, dhimbje barku.

    D. Diagnoza
    Diagnoza është 80% specifike nëse plotësohen 2 kritere të mëdha, ose një kriter i madh e dy të vogla.

Tabela 1. Diagnoza e endokarditit (Duke criteria).

Kriteret e mëdha

·  2 kultura pozitive të gjakut (kultura për organizmat e shpeshtë).

·  EKO pozitive ose zbulimi i një zhurme të re me stetoskop; e mira është të bëhet EKO transezofageale sepse ka dallueshmëri më të mirë.
Kriteret e vogla

·  Prania e një faktori predispozues (p.sh., anomali valvulare).

·  Ethe: temp mbi 38 gradë C.

·  Embolizëm (p.sh., në shpretkë, veshkë, mëlçi, tru).

·  Dukuri si njollat e Rothi-it, nyjet e Osler-it.

·  1 kulturë pozitive e gjakut, ose kultura me rritje të pakët mikroorganizmash.

D. Trajtimi
1. Antibiotikë për 4-6 javë.
2. Antibioterapia duhet t’i përshtatet rezultateve të kulturës të gjakut dhe të ndjeshmërisë të mikroorganizmave.
3. Shpesh përdoren gentamicina dhe penicilinat me acid klavulanik (ose penicilinat rezistente ndaj penicilinazës – nafcillin, oxacillin, cloxacillin, methicillin). Vankomicina mund të përdoret në pacientët alergjikë ndaj penicilinës.

 

Mjekësi e përgjithshme

[cite]