FABIANI Massimo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Brindizi të Italisë, më 16 janar të vitit 1919. Më 6 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 20 vjet burg; por «meqenëse aktiviteti i tij nuk ka qenë i një shkalle të gjerë», dënimi iu ul në 5 vjet burg me punë të detyruar dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 417-418

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]