FALLANI Pertef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 2 tetor të vitit 1923, në fshatin Drashovicë të Vlorës. U arrestua më 3 tetor 1947, dhe më 30 dhjetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «armik të popullit, për propagandë kundër Lëvizjes Nacional-Çlirimtare, pjesëmarrje në Konferencat e Ballit Kombëtar dhe strehimdhënie kriminelëve dhe të arratisurve». Me dekretin nr. 819, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, iu fal mbetja e dënimit. U lirua më 4 tetor 1949. F. 1, V. 2013, D. 9, Fl. 363-365.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]