(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1905, në fshatin Drashovicë të Vlorës. Më 17 gusht 1958, Gjykata Ushtarake e Vlorës deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 20 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. E vuajti një pjesë të dënimit në burgun e Kripores së Vlorës, ku përshkruhet si njeri me karakter të papërkulur nga provokimet e njerëzve të sigurimit, dhe që kishte humbur një sy. Ёshtë liruar më 1972. At Zef Pllumi: Rrno vetëm për me tregue, sh. b. 55, ribotim, Tiranë 2006, F. 573-574; Agim Musta: Mandelët e Shqipërisë, Tiranë, 1995, F. 51; AISKK, F. 1, V. 2013, D. 9, Fl. 342-343.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit