FEJZULLAI Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Skrapar. U dëbua për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga rrethi Skraparit në Selenicë, Vlorë, prej 10 mars 1951 deri më 31 mars 1978. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]