FEJZULLAI Tefik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1909, në Peshtan i Vogël, Fier. Më 18 qershor 1949, me vendim nr. 38, Gjykata ushtarake e Gjirokastrës e dënoi «për strehim dhe furnizim» të të arratisurve, me 2 vjet burg me punë të detyruar. Arrestuar më 26 shtator 1948. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]