FEJZULLARI Bardhyl
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1945, Dushar, Pogradec. Më 29 dhjetor 1966, me vendim nr. 37, Gjykata e Korçës e dënoi për tentativë arratisje, me 10 vjet burg. Më 25 korrik 1973, me vendim nr. 39, Gjykata e Mirditës e dënoi për «sabotim me pjesëmarrje në një organizatë kundër pushtetit popullor dhe agjitacion e propagandë», me 13 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 2786-2787.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]