(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1929, në Peshtan i Vogël, Fier. Më 30 dhjetor 1948, me vendim nr. 38, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi «për strehim dhe furnizim» të të arratisurve dhe armëmbajtje pa leje, me 5 vjet burg me punë të detyruar si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet. Me dekret nr. 962, më 25 nëntor 1949, dënimi iu zbrit në 3 vjet burg. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]