(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Më 26 korrik 1946, me vendim nr. 77, Komiteti Ekzekutiv i K. P. të Nënprefekturës së Burrelit, «simbas shkresës nr. 410-87 dt. 22 korrik 1946 të K.E. të K.P. të Prefekturës Peshkopi, në mbështetje të Qarkorit të Ministris së Drejtësis, tue qenë se Xhemal Ferra nga Kruja, tregtar, asht largue nga Shqipnija si partizan i Zogut dhe ushqen ndjenja armiqësore kundrejt Pushtetit Popullor vendosi: sekuestrimin e pasunis së tundshme e të pa tundëshme të naltpërmendunit: 1 ndërtesë e mbuluar 1 katëshe e cila ka qenë përdorur për çentral elektriku, 1 ndërtesë e djegun 1 katëshe, 1 ndërtesë e djegun përdhese». Gazeta Zyrtare, 14 maj 1947, F. 1.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit