FERHATI Ymer Vehbi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik mysliman. Lindi më 1942, në fshatin Radomirë të Dibrës. U arrestua në fshatin e tij, sepse, edhe pas ndalimit të fesë, ai vazhdoi të fliste e të mbante ligjërata për fenë islame. E torturuan për ta dënuar, por asnjë nga bashkëfshatarët nuk i doli dëshmitar, ndaj dhe u lirua. Revista Kibla, nr. 2, shtator-dhjetor 2017, f. 24- 33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]