FERKO Murat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1876, në Mbrostar, Fier. Më 6 gusht 1945, me vendim nr. 2, Gjykata Ushtarake e Fierit e dënoi se, «si armik i popullit», kishte «kryer këto faje: ka bashkëpunuar me Ballin Kombëtar në lëmin ekonomik, ka marrë taksën e të dhjetave, gjurmonte dhe persukutonte elementët e LNÇL, ka tortutuar e grabitur», me tre vjet burg me kusht për pesë vjet kohë. Më 17 gusht 1950, me vendim nr. 519, Gjykata popullore e Fierit e dënoi «për refuzim të shlyerjes së detyrimeve», me 3 vjet burg me punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë, 30 kokë kokë dele. Në kohën e dënimit të dytë ishte 74 vjeç, vdiq në burg. AISKK, F 1. V 2013. D 9. Fl. 437-438

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]