FERRA Dragush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1934, në Vlorë. Më 25 maj 1960, Gjykata Ushtarake e shpalli fajtor «për veprën përgatitore të tradhtisë ndaj atdheut», dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Më 13 qershor 1960, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë ia uli dënimin në 4 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 9, Fl. 338-340.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]