FEZGA Gani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914 në Xhanaj, Përmet. Më 23 maj 1953, me vendim nr. 39, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «tradhëti të lartë ndaj atdheut» dhe «për agjitacion e propagandë», me 18 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Më 17 qershor 1964, me dekret të D. P. K. P., nr. 3871, iu fal dënimi mbi të drejtën elektorale. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 1588.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]