(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Kallmet të Lezhës, në vitin 1901. Më 2 maj 1950, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se «ka vepruar si agjent i spiunazhit të okupatorit», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Me dekret nr. 2331, datë 1 tetor 1956, dënimi iu zbrit në njëzet vjet heqje lirie. U lirua më 12 mars të vitit 1964. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 255.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]