Fitokimi
(Term – Mjedisor)
Fitokimi
(anglisht: Phitochemistry)
✦ Degë e kimisë, që studion rritjen e bimëve e shkëmbimin e lëndëve në to, si dhe produktet bimore. Rritja dhe shkëmbimi i lëndëve në bimët përfshin përthithjen e lëndëve ushqyese inorganike (azot, fosfor, kalium, dyoksid karboni, ujë etj.) dhe formimin e karbohidrateve, proteinave, yndyrnave, vitaminave dhe lëndëve të tjera që kanë lidhje me fotosintezën. Produktet bimore përfshijnë një grup të madhë lëndësh natyrore. Përveç atyre që përdoren drejtpërdrejt si ushqim, në produktet bimore bëjnë pjesë alkaloidet, esencat, rrëshirat, gomat, taninet, kauçuku, hidrokarburet terpenike etj. Disa prej këtyre produkteve përdoren si lëndë e parë bazë për industrinë e letrës, farmaceutike, ushqimore, të lëkurës, të gomës, në kozmetikë etj. Fitokimia studion, gjithashtu, edhe hormonet bimore, auksinat, giberilinat etj.