FJALËT ME RR
FJALËT ME RR
- 28
Duke u mbështetur në shqiptimin letrar të sotëm, shkruhen me rr:
- a)në fillim të fjalës:
emrat: rraboshtë-a, rradake, rrafsh, rrahës-i, rrah-u, rraketake, rrangulla, rrap, rrapëllimë, rraqe, rraskë-a, rrasht, rrashtë, rrathje, rravgim, rrebesh, rrebull, rreckë, rregull, rrem (lopatë e barkës), rremb (degë, damar), rrenë, rreng, rrepë, rresht, rreshter, rreth, rreze, rrezg-u, rrezik, rrezhde-ja, rrëcok-u, rrëfanë, rrëfenjë-a, rrëfim, rrëgallë, rrëkajë, rrëke-ja, rrëmet, rrëmore, rrëmujë, rrëndës, rrënxak, rrënjë, rrëpirë, rrëqebull, rrëshaje-t, rrëshek, rrëshiq, rrëshirë, rrëzall, rrëzë, rrip, rriqër, rriskë, rrjetë, rrobë, rrobull, rrodhe, rrogë, rrungajë, rrush, rrushkull, rruzull, rryell, rryl, rrymë, rrypinë etj.;
mbiemrat: (i, e) rallë, (i, e) rremë, rremash, (i, e) rreptë, (vezë) rrufkë etj.;
foljet: rrah, rrapëllij, rras, rravgoj, rrej, rrekem, rreshk, rrëfej, rrëgjoj, rrëkllej, rrëmbej, rrëmih, rrënoj, rrëqethem, rrëshqas, rrëzoj, rri, rrit, rrjedh, rrjep, rroj, rroftë, rrok, rrokullis, rropatem, rruaj, (p.sh.) rruaj mjekrrën, por ruaj shtëpinë), rrudh etj.;
ndajfoljet: rrallë, rreth e rrotull, rrokopujë, rrotull, rrumbull, rryeshëm etj.;
- b)në mes të fjalës:
emrat: arrë (pema), barrë, bërryl, birrë (pija), burrë, curril, ferrë, furrë, furrik, harrje, (insekti), hirrë, karrige, karroqe, kërrabë, kërriç, korrik, kurrillë, kurriz, mëshqerrë, murrash,-i, murriz, murrjelë, përrallë, përrua, qerre, (mjet transporti, por qere “sëmundje e lëkurës”), qurra, skëterrë, sorrë, sharrë, shkurre, shtjerra, turrë, thërrime, varrë, zorrë etj.;
mbiemrat: kërrutë, (i, e) murrët, (i, e) pjerrët, sterrë, (i, e) vocërr etj.;
foljet: arratisem, arrij, dërrmoj, gërryej, harroj, kërret, kërrus, ndërroj, ngatërroj, ngurroj, picërroj, shkarravit, shkatërroj, turrem, thërres, thërrmoj, urrej, (dhia) vërret etj.;
ndajfolja kurrë;
pasthirma urra!;
- c) në fund të fjalës:
emrat: berr, curr, derr, derr, djerr, dokërr, ëndërr, gabzherr, horr, kandërr, kokërr, kotorr, morr, oborr, qarr, qorr, sherr, terr, tmerr, turr, varr, vjehërr, zjarr, zhavorr etj.;
foljet: bjerr (por e kryera e thjeshtë bora), çjerr (por çora), korr, marr (por mora), nxjerr (por nxora), ngurrr, përmjerr (porpërmora), (të) harr, tjerr (por tora), tkurr etj.;
Me rr shkruhen edhe fjalët e formuara prej fjalëve të përfshira në këtë paragraf:
bjerraditë, bjerrafat, burracak, burrëri, djerrinë, errësoj, (i, e) errët, ëndërroj, ferraç, ferrishte, (i, e) kërrusur, kokrrizë, (makinë) korrëse, korrje, kurrizor, kurrkund, kurrsesi, manaferrë, (i, e) marrë, marrëdhënie, marrëveshje, marros, mburracak, mburrem, mburrje; murrëtehem, ndërresa, ndërmarrje, ngurrim, oborrtar, pjerrësi, qorrazi, (i, e) rrafshët, rrafshim, rrafshinë, rrafshnaltë, rrafshoj, rrafshultë, rrallëherë, rralloj, rrapishtë, rrasallis, (i, e) rrasët, rreckos, rregullisht, rregulloj, (i, e) rregullt, rreptësi, rreptësisht, rreshk-u, (i, e) rreshkët, rreshtim, rreshtoj, rreshtor, rrethanë, rrethatore, rrethe-ja, rrethim, rrethina-t, rrethoj, rrethojë, rrezatoj, rrezikoj, i rrezikshëm, (i, e) rrëgjuar, rrëmbim, i rrëmbyeshëm, rrënim, rrënjëdalë, rrënjës, rrënjësisht, rrënjësor, rrënjos, rrëshqanë, rrëshqanor, (i, e) rritur, rrjedhë, rrjedhës-e, rrjedhim, rrjedhore, rrjedhshëm, rrjepacak, rrobaqepës, rrogëtar, rrojtore, rrotullim, rrotulloj, rrotullues, (i, e) rruar, (i, e) rrudhët, rrufepritës, rrugaç, (i, e) rrumbullakët, rrumbullakoj, rrumbullos, rruzullim, sipërmarrje, sharroj, shkarravinë, shndërroj, tjerrës, tkurrje, tmerroj, turravrap, thirrje, thirrore, urrejtje, varreza, varrim, varros, vocërrak etj.
Shënim. Nuk shkruhen me rr fjalët karotë, ngurosem, i ngurtë, racë, radhë, rebel, remtar, resht, (pushoj) dhe formimet prej saj: reshtje, (i, e) pareshtur; regjistër, rënkoj, rol, romak, ryshfet, shter dhe formimet prej saj: shteroj, i pashterrshëm.
– Drejtshkrimi i gjuhës shqipe –