NJ-JA NË TRUP E NË FUND TË FJALËS

NJ-JA NË TRUP E NË FUND TË FJALËS

  • 29

Shkruhen me nj e jo me j:

  1. a) emrat femërorë me nj në trup të fjalës:banjë, bitonjë, brinjë, finjë, gështenjë, mushkonjë, rrëfenjë, rrënjë, shkronjë, shushunjë, thinja-t, ulkonjë, zonjëetj.;
  1. b) mbiemrat e formuar nga një temë më –nj:(i, e) florinjtë, (i, e) drunjtë, (i, e) grunjtë, (i, e) penjtëetj.; po kështu (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë;

  1. c) trajtat e shumësit të emrave mashkullorë më zanore të theksuar ose më –ua:arinj (ari), barinj (bari), batakçinj (batakçi), çiliminj (çilimi), kallajxhinj (kallajxhi), kallinj (kalli), kërcinj (kërci), kushërinj (kushëri), minj (mi), mullinj (mulli), sharrëxhinj (sharrëxhi), turinj (turi), ullinj (ulli),; po kështu shkruhet shumësi i mbiemrave më -i të theksuar: të rinj (i rietj.; budallenj (budalla), maskarenj (maskaraetj.; heronj (heroetj.; drunj (dru), hunj (hu), kërcunj (kërcuetj.;  dragonj (dragua), ftonj (ftua), përrenj (përrua), thonj (thuaetj.

Me -nj shkruhen edhe trajtat e shumësit të emrave mashkullorë sigjarpinj, gjarpërinj (gjarpër), lëmenj (lëmë), lumenj (lumë), priftërinj(prift), shkëmbinj (shkëmb), thelpinj (thelb) etj.

Shënim. Shkruhen me -j shumësat: kufij (kufi), të këqij, të këqija (i keq, e keqe).

 

– Drejtshkrimi i gjuhës shqipe –

[cite]