Fjalor fetar

Fjalor Fetar
Fjalor Fetar
FJALOR FETAR
abaci
ABACI
1. Manastir ose kuvend i pasur katolik, që drejtohet nga
një abat; ndërtesat e këtij manastiri.
2. Treva ku shtrihet pushteti fetar i abatit.

ABAT
I pari i murgjve në një abaci; titull kishtar i afërt me atë
të ipeshkvit; prift katolik.

ABSIDË
Pjesë e dalë në murin e prapmë të një kishe, që ka trajtën e një gjysmërrethi ose të një shumëkëndëshi; kungë, kungore.

AFETAR
Që nuk beson në zotin, që nuk pranon asnjë fe, i pafe.

AFETARI
Të qenët afetar, mospranimi i asnjë feje.

ADHUROJ
Duaj dhe e nderoj perëndinë, i përulem e i falem duke e njohur si hyjni me fuqi të mbinatyrshme.

ANGLIKAN
Që ka të bëjë me një nga format e protestantizmit, e cila është bërë fe mbizotëruese në Angli; që ndjek dhe përhap dogmat e kësaj forme të protestantizmit. Kisha/feja anglikane.

AGJËRESË
Agjërim.

AGJËRIM
Mosngrënia dhe mospirja për ndrerimeve të riteve të caktuara fetare.

AGJËROJ
Nuk ha dhe nuk pi gjatë gjithë ditës për një kohë të caktuar; nuk ha,disa lloje ushqimesh në ditë të caktuara

AJAZMË
Ujë i bekuar (sipas besimeve të dogmës së ritit fetar ortodoks); ceremonia e përgatitjes së ujit të bekuar në kishë ose e spërkatjes me ujë të bekuar shtëpi më shtëpi.

AJODHIMË
Pjesë e kishës ortodokse, në formë gjysmërrethi e me kube, ku prifti kryente shërbesat fetare dhe ku jepej kungimi, nafora etj.

ANIJATË
Pjesë e brendshme e një kishe, që shtrihet në mes dy rreshtash me shtylla; navatë.

ANIMIZËM
Formë e hershme e besimit fetar te popujt primitive, sipas të cilit të gjitha sendet kanë shpirtin e vet si edhe njerëzit; besimi te shpirti sipas dogmës fetare.

AKSHAM
Lutja e mbrëmjes, që bëhej nga myslimanët sipas dogmës fetare.

ALTAR
Tryezë e gjerë në një të ndarë në pjesën lindore të kishës, ku bëhen shërbesat me të rëndësishme e ku mbahen sendet kryesore që përdor prifti.

ALLAH
Zoti në arabisht

AMIN
Përdorej në mbarim të lutjeve ose të shërbesave fetare me kuptimin: «ashtu qoftë!».

AMSHIM
Të qenët jashtë kohës dhe i pavarur prej saj; jeta e pafundme, përjetësi

AMSHUAR I
Që është jashtë kohës dhe i pavarur prej saj, që nuk ka fillim e mbarim në kohë, i përjetshëm.

ANIMIZËM
Formë e hershme e besimit fetar te popujt primitive, sipas të cilit të gjitha sendet kanë shpirtin e vet si edhe njerëzit; besimi te shpirti sipas dogmës fetare.

APOKALIPS
Fundi, mbarimi i botës sipas besmit të fesë së krishterë. Dita e apokalipsit.

APOKALIPTIK
Që ka të bëjë me apokalipsin, që paralajmëron e paraqet fundin e botës.

APOSTOLIK
1. Papnor. Delegat apostolik.
2. Që ka të bëjë me apostujt, i apostujve; që ka vetitë a tiparet e një apostulli.

APOSTULL
Secili nga dymbëdhjetë nxënësit e Krishtit, që predikuan dogmat e tij.

ANTIFETAR
Ai që është kundër çdo feje dhe që lufton kundër botëkuptimit fetar.

ARGJIPESHKËV
Titull fetar në kishën katolike, gradë më e lartë se peshkopi; ai që mban këtë titull, kryetar i një arkidioqeze

ARGJIPESHKVI
Selia e argjipeshkvit; rrethi i veprimit, juridiksioni i tij.

ARKIDIOQEZË
Rreth i veprimit kishtar, juridiksion kishtar më i madh se dioqeza, që është nën drejtimin e një arkipeshkopi

ARKIMANDRIT
Titulli më i lartë për murgjit dhe kryetarët e manastireve; titull më i ulët se i dhespotit për priftin që nuk martohet e që është murg.

ASKET
Njeri, murg, bën një jetë të vetmuar, të ashpër e të rëndë, duke e munduar veten dhe duke hequr dorë nga gëzimet e jetës.

ASKETIZËM
Doktrinë fetare, që predikon të hequrit dorë nga gëzimet e jetës.

ASHURE
Rit i vjetër pagan, i huazuar nga të krishterët, myslimanët, dhe bektashishnjtë ku përgatisin grurë të zier me sheqer.

ATEIST
Ai që mohon qenien e çfarëdo perëndie, ai që është kundër çdo besimi fetar, pasues i ateizmit.

ATEIZËM
Mohimi i qenies së çfarëdo perëndie, të hequrit dorë nga çdo besim fetar; të qenët ateist.

ATË
Titull fetar që u jepet priftërinjve a murgjve.

AUREOLË
Kurorë e ndritshme që u pikturohet përqark kokave të shenjtorëve në ikonat, për të treguar shenjtërinë e tyre.

AUTOQEFAL
Që nuk varet nga Patrikana e Stambollit. Kisha autoqefale.

AVDES
Riti i larjes së duarve, të fytyrës e të këmbëve, që bëjnë myslimanët para lutjeve në përputhje me dogmën fetare

baba
BABA
I pari i një teqeje bektashinjsh

BAGËM
Vaj, që përdorej në ritet fetare katolike për të lyer ata që pagëzoheshin, që krezmoheshin etj.; lyerja me vaj në rite të tilla fetare.

BAJRAM
Emër i dy festave fetare kryesore të myslimanëve, që festohen pas ramazanit

BARI
Quhet ndryshe prifti i krisherë.

BARITOR
Që ka të bëjë me veprimtarinë e priftërinjve të krishterë, të cilët e quanin veten udhëheqës shpirtërorë të besimtarëve. Letër baritore. Vizitë baritore. Zyrë barito re.

BEKOHEM
Marr bekimin.

BEKOJ
I jap dikujt a diçkaje hirin e perëndisë, sipas besimeve fetare, zakonisht duke i bërë kryqin dhe duke shqiptuar lutje; e bëj të shenjtëruar me anë të një riti.

BEKTASHI
Pasues i bektashizmit.

BEKTASHIAN
Që ka të bëjë me bektashizmin ose me bektashinjtë, që lidhet me bektashizmin ose me bektashinjtë, i bektashizmit ose i bektashinjve; që ndjek bektashizmin.

BEKTASHIZËM
Sekt fetar i besimit mysliman, i krijuar në shekullin XV, që kishte në dogmën e tij elemente të panteizmit.

BEKUAR
Që ka marrë bekimin, që i është bërë bekimi Ujët e bekuar. Bukë (meshë) e bekuar.

BESIM
Pranimi i dogmës dhe i riteve të një feje; një fe dhe përkatësia zyrtare në të.

BESË
Besimi fetar, dogma dhe ritet e një feje; fe.

BESËKEQ
Që e kishte të dobët ndjenjën e besimit fetar, që ishte i lëkundur në besimin e vet fetar.

BESËMIRË
Që i përmbahej një besimi fetar pa pasur dyshime për të.

BESIM
Pranimi i dogmës dhe i riteve të një feje; një fe dhe përkatësia zyrtare në të. Besimi fetar (i krishterë, mysliman).

BESIMTAR
Ai që beson dogmat e një feje; ai që pranon se ka perëndi, njeri fetar.

BESNIK
Besimtar, ai që ndjek me përpikëri dogmat dhe kërkesat e një feje.

BESOJ
Pranoj dogmat dhe besimet në perëndi dhe fuqitë e saj, jam fetar.

BESËTYTNI
Paragjykim i gabuar, sipas të cilit disa ngjarje e dukuri merren si të vërteta.

BIBËL
Dy librat themelorë (Dhiata e vjetër dhe Dhiata e re), prej të cilëve i pari përmban dogmat e përbashkëta për fenë e hebrenjve dhe për fenë e krishterë, ndërsa i dyti përmban,vetëm dogmat fesë së krishterë.

BLATË
Mblatë; mblatës.

BLATOJ
I fal dhurata një hyjnie.

BONZ
Prift ose murg budist në disa vende të Azisë Lindore.

BRERORE
Kurorë e ndritshme, e pikturuar përqark kokave të shenjtorëve, për të treguar shenjtërinë e tyre

BUDIST
Pasues i budizmit, besimtar budist.

BUDIZËM
Fe, e quajtur kështu sipas emrit të themeluesit të saj Buda.

CELEBROJ
CELEBROJ
Kryej një shërbesë fetare. Celebroi meshën

CIVIL
Që nuk ka të bëjë me fenë, që nuk është fetar, që nuk është kishtar;

ÇUDI
Dukuri e jashtëzakonshme, që sipas besimeve të ndryshme fetare, e cila ndodh nga ndërhyrja e të mbinatyrshme apo të Zotit.

ÇUDIBËRËS
Ai që ka forcë vepruese të mbinatyrshme, magjistar.

DAFINË
E diela e dafinave (e larit, e luleve) , e diela një javë para pashkëve.

DEVOTSHËM
Që i përulet me besim të pakufishëm dogmës së një feje a një kulti; që është shumë fetar.

DEMON
Engjëll kryengritës, që u dëbua nga parajsa e u dërgua në ferr; shpirti i keq, djalli

DERVISH
Murg i sektit bektashian, që jeton e kryen shërbime fetare në një teqe.

DHESPOT
Titull fetar në kishën ortodokse ndërmjet priftit dhe mitropolitit, peshkop; ai që mban këtë titull, kryetar i një dioqeze ortodokse.

DHJAK
Titull fetar në kishën ortodokse, grada më e ulët fetare në këtë kishë; ai që mban këtë gradë a këtë titull, ndihmës i priftit në kryerjen e shërbesave fetare

DIN
Besim, fe, besë.

DIOQEZË
Juridiksioni kishtar në të cilin ushtron funksionet e tij një peshkop a një prelat tjetër; peshkopatë

DITOR
E nesërmja e një të kremteje të rëndësishme, që festohej me të ngrëna e të pira në një fshat a në një krahinë.

DJALL
Sipas besimit fetar: qenie e mbinatyrshme, e përfytyruar zakonisht si një njeri me brirë, me thundra e me bisht; mishërimi i së keqes dhe i ngasjes për punë të liga; shpirti i keq, e keqja, e liga, dreqi, shejtani.

DOGMATIKË
Tërësia e dogmave të një feje; pjesë e teologjisë që merret me shpjegimin e dogmave të një feje.

DOGMË
Tezë themelore e një feje, që duhet pranuar nga besimtarët e cila merret e vërtetë e pandryshueshme dhe e pakundërshueshme.

DOM
Titull që vihej përpara emrit të një prifti katolik.

DORËZOHEM
Shugurohem. Bëhem prift.

DORËZOJ
Shuguroj.

DREQ
Djall.

DUA
Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami; letër ku shkruhet kjo lutje dhe që mbahet si nuskë

DUALIZËM
Besimi se ekzistojnë dy baza fillestare – e mira dhe e keqja, drita dhe errësira, trupi dhe shpirti, tokësorja dhe qiellorja.

DYZETË
Dita e dyzetë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohej nga të afërmit; dreka a darka që shtrohej me këtë rast

DHESHËM
Sipas dogmës fetare, s’mund të jetë i pastër a pa mëkate përderisa është në këtë botë, që është i mbushur me mëkatet e kësaj bote.

DHIATË
Secila nga të dy pjesët e biblës. Dhiata. E vjetër. Dhiata e re.

 

ENGJËLL
Qenie e mbinatyrshme që përfytyrohet si njeri i bukur me krahë, i cili vepron si i dërguar i zotit e si zbatues i urdhrave të tij.

EPITROP
Kujdestar a administrator i një kishe ortodokse.

EREMIT
Murg i krishterë që jeton i vetmuar dhe në kushte të vështira dhe të shkreta.

ESHTËRORE
Vend i veçantë në kishën ortodokse ku mbahen dhe ruhen eshtrat e priftërinjve.

FAKIR

1. Murg mysliman që endet (kryesisht në disa vende të Lindjes)
2. Asket indian.

FAL (FALEM)
I drejtoj lutje një perëndisë.

FALTAR
Ai që bënte shërbimet fetare në faltore (zakonisht në kohën e lashtë).

FALTORE
Vendi ku falen besimtarët e një kulti fetar; tempull.

FAMULLI
Njësia me e vogël e organizimit kishtar për një krahinë të caktuar, për një fshat, për një lagje qyteti ose për disa fshatra a lagje; rrethi i shërbimeve fetare të një prifti; besimtarët e një zone të tillë

FAMULLITAR
Prifti i një famullie.

FANATIK
Ai që beson verbërisht në një dogmë fetare dhe e mbron atë me këmbëngulje.

FANATIZËM
Besimi i verbër në një dogmë fetare.

FATALIZËM
Pikëpamje fetare, që sipas së cilës gjithçka që ndodh në natyrë, në shoqëri e në jetën e njeriut është e paracaktuar nga një fuqi e panjohur a e mbinatyrshme, që nuk mund të shmanget e nuk mund të mposhtet nga njeriu; besimi i verbër te fati.

FERR
Vend ku shpirtrat e të vdekurve mundohen e vuajnë për mëkatet që kanë bërë në të gjallë; skëterrë.

FEMOHUES
Që mohon fenë e tij dhe përqafon një fe tjetër; që mohon fenë, që nuk beson.

FETAR
Që beson te zoti dhe te dogmat e një feje, besimtar.

FETARI
Të qenët fetar.

FLI
Qenie e gjallë (njeri ose bagëti) që therej për nder të një hyjnie; kurban.

FLIJOJ
Bëj fli një njeri a një bagëti për nder të një hyjnie.

FRANÇESKAN
Murg i një urdhri katolik, të themeluar në shekullin XIII.

FUQIMADH
Zoti

FUQIPLOTË
Zoti

GRIGJË
Tërësia e besimtarëve të krishterë të një fshati, krahine etj.

GRATHORE
Zhgun i vjetër prej pëlhure të ashpër; brez i trashë e me nyje që vishnin murgjit e shërbyesit e fesë gjatë kohës së pendesës (në kishën katolike).

GJYNAH
Shkelje e rregullave dhe e kërkesave të dogmës fetare myslimane; mëkat.

GJYNAHQAR
Ai që bën një gjynah sipas dogmës së fesë myslimane; mëkatar.

GJYQ
Dita e gjyqit, dita në të cilën, jepen dënimet nga perëndia për fajet e bëra gjatë jetës.

GJYSH
I pari i baballarëve në një gjyshatë të sektit të bektashinjve.

GJYSHËRI
Gjyshatë.

GJYSHËROR
Që ka të bëj me gjyshatën dhe me gjyshërit e sektit bektashian. Këshilli i lartë gjyshëror

GJYSMËHËNË
Figura e draprit të Hënës, që përdoret si simbol fetar i islamizmit dhe në stemat shtetërore të disa vendeve islamike.

HAFËZ
Titulli më i ulët i klerikëve myslimanë; ai që e ka këtë titull dhe që di përmendësh tekstin e kuranit, të cilin ua thotë besimtarëve gjatë shërbimeve fetare.

HALVETI
Sekt fetar mysliman, sipas të cilit njeriu duhet të jetojë i vetmuar, larg botës; pasuesi i këtij sekti.

HAXHI
Titull që u jepet besimtarëve myslimanë ose të krishterë, të cilët shtegtojnë në vendet e shenjta (në Mekë a në Jerusalem); ai që ka shtegtuar në vendet e shenjta dhe ka marrë këtë titull.

HAXHILLËK
Shtegtim që bëhet nga besimtarët myslimanë e të krishterë në vendet e shenjta.

HEREZI
Rrymë e doktrinë fetare që ishte kundër dogmave të kishës së krishterë në fuqi.

HERETIK
Ai që ishte kundër dogmave të fesë së krishterë në fuqi, i shkelte ose i luftonte ato dhe për këtë arsye dënohej e ndiqej nga kisha, pasues i një herezie.

HIERARKI
Rendi i titujve fetare.

HIJERORE
Kungë; faltore, tempull.

HIJE
Vegimi i diçkaje, fantazmë; xhind.

HIMN
Vjershë, poemë a këngë që i kushtohet një ngjarjeje të shënuar ose një njeriu të shquar që këndohet në kor.

HIR
Mëshira, ndihma e përkrahja hyjnore e perëndisë.

HIRËSOJ
Mëshiroj dikë; ia fal mëkatet.

HIRMADH
I mëshirshëm, mëshirëmadh; që fal mëkatet.

HOXHË
Titull që u jepet klerikëve myslimanë; ai që ka këtë titull, dhe kryen shërbimet fetare.

HYJNIZOJ
E quaj perëndi ose e vë në një radhë me perënditë, e shoh si qenie hyjnore me fuqi të mbinatyrshme.

HYJNOR
Fetar; kishtar.

IDHUJTARI
Adhurimi e nderimi i disa statujave dhe i disa figurave si hyjni; adhurimi i idhujve si kult fetar.

IDHULL
Statujë a figurë që simbolizon një fuqi të mbinatyrshme dhe që adhurohet e nderohet si hyjni

IFTAR
Darkë që hanë myslimanët pas agjërimit të ditës në kohën e ramazanit; koha kur hahet kjo darkë

IKONË
Figurë e pikturuar e një shenjti të krishterë, mbi një dërrasë a mbi mur. Ikonat e kishës. Ikonë bizantine.

IKONOM
Titulli më i ulët në hierarkinë fetare ortodokse, prift i thjeshtë.

IMAM
1. Hoxhë që drejton lutjet e besimtarëve në xhami;
2. Kryetari shpirtëror i të gjithë myslimanëve ose i ndonjë grupi të tyre.

IMAN
Simbol i fesë myslimane, besim; besë.

IMZOT
1. Titull që i jepej peshkopit ose kryepeshkopit.
2. Emër me të cilin shërbyesi thërriste të zotin.

INKUIZICION
Organizatë e gjyqësore, ndëshkimore, që përhapte terror e kishës katolike, e themeluar në shekullin XIII, që ndiqte, burgoste e zhdukte mizorisht njerëzit që nuk ishin në linjën e kishës katolike.

IPESHKËV
Peshkop katolik.

ISLAMIZËM
1. Feja e myslimanëve, myslimanizmi; botëkuptimi e zhvillimi kulturor, që mbështetet te kjo fe.
2. Tërësia e myslimanëve, myslimanët; bota islame.

ISLAMIZOJ
I jap dikujt fenë islame, e bëj mysliman.

JAVË
Java e bardhë, shtatë ditët para kreshmës së madhe, gjatë të cilave njerëzit mund të hanin edhe bulmet e vezë. Java e madhe, shtatë ditët para pashkës së madhe.

JEZUIT
Murg i urdhrit fetar katolik të ashtuquajtur «Shoqata e Jesuit»

JEZUITIZËM

Urdhr fetar katolik me këtë emër.



KADI
KADI
Hoxhë gjatë periudhës otomane që kryente rolin e gjykatësit.

KALANDER
Dervish që heq dorë nga kënaqësitë e epshit e të gjakut dhe që rron thjesht në kushte të vështira, duke u endur andej-këtej.

KALVINIZËM
Një nga doktrinat fetare të protestantëve, që lindi në në shek. XVI.

KAMBANORE
Kullë që del mbi çatinë e një kishe ose që është ndërtuar pranë saj ku është varur kambana.

KANONIK
1. Që ka të bëjë me ligjet a rregullat e vendosura nga kisha; që u përket këtyre ligjeve a rregullave; që përmban këto ligje a rregulla. E drejta kanonike. Libër kanonik.
2. Që bën pjesë në grupin e klerikëve të një kishe, të cilët zakonisht jetojnë bashkë.

KANONIZOJ
Njoh diçka si rregull a si ligj të kishës; e quaj dikë a diçka të shenjtë.

KARNAVAL
Festim me karakter fetar që bëhet në fillim të pranverës dhe vazhdon disa ditë, gjatë të cilave njerëzit dalin nëpër rrugë e hedhin valle me maska, të veshur me rroba jo të zakonshme.

KATAKLIZËM
Fatkeqësi e madhe a kthesë e papritur që sjell përmbysje e shkatërrime në masë; katastrofë.

KATAKOMB
Galeri e nëndheshme me disa tunele të gjata, ku, në Romën e vjetër, të krishterët e kohëve të para fshiheshin, kryenin shërbesat fetare ose varrosnin të vdekurit.

KATEDRALE
Kisha kryesore në një qytet, ku ushtron veprimtarinë e vet një peshkop; kryekishë

KATEKIZËM
Shtjellim i përmbledhur i dogmës së fesë së krishterë me anë pyetjesh e përgjigjesh; libri që përmban këtë shtjellim.

KATOLICIZËM
1. Feja e krishterë më e përhapur (sidomos në Evropën Perëndimore dhe në kontinente të tjera), e cila përfaqësohet nga kisha katolike që ka si qendër Vatikanin dhe drejtohet nga papa. Dogmat e katolicizmit. Ideologët e katolicizmit. Kreu i katolicizmit.
2. Tërësia e katolikëve, katolikët.

KATOLIK
Që lidhet me katolicizmin, që i përket katolicizmit, i katolicizmit; që mbështetet në katolicizëm, që beson në katolicizëm, që përhap katolicizmin;

KAUR
Emërtim ofendues i të krishterëve ortodoksë dhe katolikë nga popullsia myslimane. Ka kuptimin i pa besë, i pafe.

KIAMET
Mbarimi i botës, Dita e kiametit.

KISHË
Organizatë fetare e klerit të krishterë, e cila drejton jetën fetare të besimtarëve që përfshin ajo sipas disa dogmave e riteve të caktuara, bashkësi fetare; pushteti fetar i klerit.

KISHTAR
1. Klerik (prift, peshkop etj.); pasues i doktrinës kishtare
2. Ai që shërben në kishë, kishar.

KLER
Të gjithë ata që kryejnë shërbime fetare e që kanë detyra të ndryshme fetare

KLERIK
Ai që kryen shërbime fetare të një kulti (prift, hoxhë etj.); pjesëtar i klerit

KOMUNITET
Grup njerëzish që kanë të njëjtin besim e që drejtohen nga një organizatë fetare, e cila zakonisht njihet e dhe është me lejë nga shteti.

KREMTE
Festë fetare; ditë pushimi me rastin e kësaj feste.

KREMTOJ
Festoj një festë fetare.

KRESHMË
Ditë a kohë e caktuar, zakonisht para disa të kremteve kryesore, gjatë së cilës feja e krishterë u ndalon besimtarëve të hanë mish e bulmet.

KRESHMOJ
Nuk ha mish e bulmet në një ditë a në një kohë të caktuar, mbaj kreshmë.

KRESHMOR
Që nuk përmban mish a bulmet, që gatuhet për kreshmë, që hahet në ditët e kreshmëve.

KREZM
Vaj i shenjtë që përdoret në shërbesat fetare katolike.

KREZMIM
Riti fetar a ceremonia që bëhet në kishë kur krezmohet fëmija a i rrituri.

KREZMOJ
Lyej me krezm në kishë fëmijën e rritur për ta bërë katolik; kthej në katolik një të rritur që pranon këtë fe, duke i bërë ceremoninë e lyerjes me krezm.

KRIJUES
Zoti, ai që ka krijuar botën dhe njeriun.

KRISHTERË I
Që lidhet me krishterimin, që i përket krishterimit, që mbështetet në dogmën e krishterimit; që ka të bëjë me të krishterët, i të krishterëve.

KRISHTËRIM
1. Fe që u emërtua kështu në shek. I të erës së re dhe që ka dhe quhet kështu nga Krishtit.
2. Tërësia e të krishterëve, të krishterët.

KRISHTLINDJE
Një nga festat kryesore e të krishterëve, e cila njihet si dita e lindjes së Krishtit dhe bie më 25 dhjetor.

KRYEKISHË
Kisha kryesore e një qyteti, e një vendi etj., ku ushtron veprimtarinë e vet një peshkop; katedrale.

KRYEGJYSH
Kryetari i gjithë bektashinjve

KRYEGJYSHATË
Qendra drejtuese e bektashinjve, selia e kryegjyshit.

KRYEMYFTI
I pari i myftinjve të një vendi.

KRYEPESHKOP
Titull më i lartë se ai i peshkopit në hierarkinë kishtare; i pari i peshkopëve që mban këtë titull dhe që ka nën drejtimin e vet disa peshkopë

KRYQ
Simboli i të Krishterëve.

KRYQËZOHEM
Bëj kryq.

KRYQËZOJ
I bëj kryq dikujt.

KUNGATË
Buka dhe vera e ashtuquajtur e bekuar, që u jep prifti besimtarëve ortodoksë kur i kungon

KUNGË
Pjesë e kishës së krishterë në trajtë gjysmërrethi e me kube, ku prifti kryen shërbesat fetare dhe ku mbahet, kungimi, nafora etj.

KUNGIM
Rit fetar që bëhet zakonisht në kishë, ku prifti u jep besimtarëve me lugë vere me copa meshe.

KUNGOHEM
Marr kungimin.

KUNGOJ
U jap kungimin a kungatën besimtarëve për t’i pastruar nga mëkatet.

KURAN
Libëri i fesë myslimane.

KURBAN
Bagëti që theret për bajram a për ditë fetare të shënuara të myslimanëve.

KUSHT
Premtim që i jepej një hyjnie kundrejt një të mire që i kërkohej, kushtim.

KUVEND
Vendi a ndërtesa ku banojnë murgjit e një urdhri fetar katolik.

 

lutem
LUT (LUTEM)
I falem a i drejtoj një lutje një hyjnie a një shenjti; kryej lutjet e një riti fetar; kremtoj një festë fetare

LALË
Emër, me të cilin thirrej banori i krishterë i Myzeqesë nga banorët myslimanë.

LAR
E diela e larit, e diela e dafinave.

LAIK
Që nuk është fetar e kishtar, që nuk ka përmbajtje fetare; që nuk merret me fenë; që nuk i përket fesë dhe klerit;

LIDHURA TË
Nata e fundit para fillimit të kreshmëve të mëdha, pas së cilës të krishterët nuk hanë më mish e bulmet deri sa të vijnë pashkët; festa që bëhet me këtë rast.

LIGJ
Sistem rregullash që feja kërkon të zbatohen nga besimtarët.

LIGJOHEM
Rrëfehem, kungohem e lyhem me vaj të bekuar nga prifti përpara vdekjes që të më falen mëkatet

LIGJOJ
Pagëzoj.

LITANI
Lutje e gjatë fetare, që thuhet a këndohet në kishë pjesë-pjesë e me radhë një herë nga prifti e një herë nga besimtarët.

LITURGJI
Shërbesa kryesore që bëhet në kishë zakonisht në mëngjes ose paradreke.

LITURGJIK
Që ka të bëjë me liturgjinë, që i përket liturgjisë, i liturgjisë.

LUTËS
Besimtari që i lutet hyjnisë a një shenjti, ai që bën lutje fetare.

LUTJE
Fjalë që i drejtohen një hyjnie a një shenjti; fjalë e shprehje që thonë besimtarët gjatë një riti fetar.

LUTJESORE
Libër që përmban lutjet fetare.

MALLKOJ
E quaj diçka jashtë udhës së fesë, e quaj punë të djallit dhe i jap dënimin e perëndisë; e shkishëroj.

MANASTIR
Institucion fetar, me prona e ndërtesa banimi rreth një kishe e zakonisht larg qytetit, ku jetojnë, sipas disa rregullash të caktuara, murgj a murgesha; kuvend.

MATEM
Agjërimi i bektashinjve që zgjat dhjetë ditë

MBLAT
I vë mblatësin meshës.

MBLATË
Kulaç i grunjtë, i gatuar me brumë të ardhur dhe i shënuar me mblatës, që e bënin besimtarët ortodoksë në raste festash fetare ose përshpirtjesh; meshë.

MBLATËS
Vulë e madhe prej druri, e gdhendur me kryqe e me figura të tjera fetare, me të cilën besimtarët ortodoksë shënonin meshën përsipër.

MBRETËRIA E QIELLIT
Parajsa.

MEDRESE
Shkollë e mesme ose e lartë për të përgatitur hoxhallarë e myderrizë.

MEKAM
Varri i një shenjtori mysliman, zakonisht brenda në një tyrbe.

MESHAR
Libri i lutjeve fetare dhe i meshës.

MESHË
1. Ceremoni fetare që zhvillohet në kishë në ditë të caktuara.
2. Kulaç i mblatur me miell të mirë, që çojnë besimtarët në kishë; mblatë.

MESHOJ
Bëj ceremoninë e meshës; mbaj meshën në kishë.

MESHTAR
Prift a rregulltar i besimit katolik që ka të drejtë të thotë meshë.

MESHTARI
Puna që bën meshtari, detyra e meshtarit në kishën katolike

METANI
Gjunjëzimi para një shenjtori për t’i kërkuar falje për një mëkat; pendim.

MEVLUD
Festë fetare e myslimanëve në përvjetorin e lindjes së Muhametit; historia e lindjes së Muhametit, e cila, e këndohet në xhami.

MËKAT
Shkelje e rregullave dhe e porosive fetare, veprim kundër dogmës dhe rregullave të fesë e të kishës.

MËKATAR
Ai që ka bërë mëkat a që bën gjithnjë mëkate.

MËKATOJ
Shkel rregullat e porositë fetare, veproj kundër dogmës fetare e kundër rregullave të kishës, bëj mëkat, bie në mëkat.

MËKATSHËM I
Që të shpie drejt një mëkati a faji, të nxit për të rënë në mëkat; që është mëkat.

MËNJILLE
1. Agjërimi që bënin besimtarët katolikë në disa ditë të veçanta;
2. Tërësia e këtyre ditëve brenda një viti.

MËSHIRËMADHI
Zoti

MIRO
Vaji i shenjtë, me të cilin prifti miros besimtarët e krishterë, vaj i bekuar

MIROS
Lyej me vaj të bekuar një besimtar të krishterë, zakonisht në ballë, duke i bërë shenjën e kryqit, lyej me miro, vajoj

MIROSJE
Ceremonia e lyerjes së besimtarëve me miro nga prifti.

MISION
Grup priftërinjsh të krishterë etj. që dërgohen nga qendra në vende të ndryshme (sidomos në vende me popullsi jo të krishterë) për të përhapur dogmën fetare.

MISIONAR
Pjesëtar i një misioni fetar

MISTER
Rit fetar i fshehtë, për nder të një perëndie, duke marrë pjesë vetëm priftërinjtë; ceremoni fetare e mbyllur.

MITROPOLI
Qendra kishtare e një zone ku shtrihet pushteti fetar i peshkopit ortodoks.

MITROPOLIT
Peshkop ortodoks, që ushtron pushtetin fetar në një mitropoli; titulli më i lartë i peshkopit në kishën ortodokse; titullari i mitropolisë

MOROZE
Gruaja e katërt, që martohej pa kurorë me një të krishterë.

MONOTEIST
Ai që beson vetëm një perëndi; ai që beson se krijues i botës është vetëm një zot; ithtar i monoteizmit.

MONOTEIZËM
Besimi në një perëndi të vetme; fe a dogmë fetare që predikon se krijuesi i botës është një zot i vetëm;

MORTAR
Mortor. Mëkat mortar, mëkat që, sipas dogmës së fesë katolike, sjell dënimin e përjetshëm të shpirtit.

MUHAMEDAN
Mysliman.

MUHAMEDANIZËM
Myslimanizëm.

MUNGADE
Kuvend murgjish.

MULLA
Titull që i jepej atij që ndiqte mësimet në medrese ose një shërbyesi të thjeshtë në kultin mysliman; hoxhë me shkollë.

MURG
Anëtar i një urdhri fetar, që rri në një manastir e bën një jetë prej asketi.

MURGE
Murgeshë.

MYEZIN
Hoxhë ose një tjetër i ngarkuar prej tij, që këndon në minare.

MYFTI
Klerik i lartë mysliman që drejton punët fetare të një vendi, të një krahine, të një qarku etj.; ai që vendos në një çështje gjyqësore a ligjore duke u mbështetur në kuran e në sheriat

MYHIB
Ai që merr dorë te një baba a te një sheh dhe pranohet në bashkësinë e tij fetare.

MYSLIMAN
Ai që beson në fenë myslimane, ithtar i myslimanizmit

MYSLIMANIZËM
Fe që sipas që është krijuar në shekullin VII nga Muhameti dhe që përhap e mbron dogmat e kuranit, islamizmi; botëkuptimi që mbështetet te kjo fe.

NAFORË
Një copë e vogël nga mesha që, u jepet besimtarëve. Meshë, mblatë.

NAMAZ
Falje që bëjnë myslimanët disa herë në ditë.

NEVRUZ
Festë fetare e bektashinjve, që kremtohej në muajin mars dhe që lidhet me fillimin e pranverës.
NEOFIT
Ai që ka përqafuar pak kohë më parë një besim, një fe.

NËNTAT TË
Dita e nëntë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohej nga të afërmit; dreka a darka që shtrohej me këtë rast.

NDJESË
Falje e fajeve ose e mëkateve

NGASJE
Shtytje për të rënë në mëkat, tundim për të bërë një punë në kundërshtim me moralin fetar.

NUNËROHEM
1. Nunosem,
2. E bëj nun dikë.

NUNOSEM
Rrëfehem

NUSKË
Një copë letër e mbledhur zakonisht si trekëndësh, e mbushur me fjalë të kota, të shkruara nga një fetar, të cilën e mbanin në trup njerëzit ose ua varin fëmijëve.

NJËFETAR
Kështu quhesh kur ke të njëjtën fe me dikë tjetër.

ORTODOKS
Që ka të bëjë me ortodoksinë dhe me ortodoksët, i ortodoksisë ose i ortodoksëve; që përkrah ortodoksinë, që ndjek rrugën e ortodoksisë. Feja (kisha) ortodokse. Prift ortodoks. Kleri ortodoks.

ORTODOKSI
Fe e krishterë, e përhapur kryesisht në disa vende të Evropës Lindore e Juglindore, që lindi dhe u bë fe sunduese në Perandorinë Bizantine pas shek. IV përballë katolicizmit të përhapur kryesisht në vendet e Evropës Perëndimore.

OSHËNAR
1. Murg ose besimtar, që rron i vetmuar, e me mundime trupore dhe përpiqet të jetë i papërlyer për të fituar, hirin e zotit;
2. murg ose besimtar i tillë që është shpallur nga kisha si shenjt.

OSHËNARI
Mënyra e jetesës që bën oshënari, jeta e
oshënarit; koha sa zgjat kjo mënyrë jetese.

 

PABESË I
Që ishte i një feje të ndryshme nga ajo e dikujt tjetër, që ishte i
një besimi kundërshtar me një tjetër.

PABESIM
Mungesa e besimit fetar, mosbesimi në një fe.

PAFE I
Që nuk beson në dogmën e fesë, që nuk pranon asnjë fe;

PAGËZIM
Riti fetar që bëhet kur pagëzojnë një foshnjë a një të rritur.

PAGËZIMTAR
Pagëzor.

PAGËZOJ
Laj ose lag me ujë të bekuar në kishë a në shtëpi fëmijën e porsalindur për ta bërë të krishterë dhe i vë emrin; kthej në të krishterë një të rritur që pranon këtë fe, duke i bërë ceremoninë përkatëse.

PAGËZOR
Ai që pagëzon një foshnjë ose një të rritur.

PAGËZORE
Ena ku bëhet pagëzimi.

PAGËZUAR I
Që ka bërë pagëzimin dhe ka marrë emrin sipas ritit fetar.

PALARE
Pjatë me grurë të zier, që e çonin në kishë besimtarët ortodoksë dhe ua ndanin njerëzve për të përkujtuar një të vdekur.

PANTEIZËM
Botëkuptim filozofik e fetar, që e sheh natyrën si mishërim të zotit, dhe që të dyja janë një.

PAPË
Titulli më i lartë fetar në kishën katolike; ai që mban këtë titull; kreu i kishës katolike dhe i Vatikanit, përfaqësuesi kryesor i ideologjisë reaksionare katolike dhe i pushtetit të saj.

PAPIZËM
Sundimi i i kishës katolike, i mishëruar në figurën e papës;

PAPNOR
Që ka të bëjë me papën e kishës katolike, i papës.

PARAJSË
Vend shumë i bukur në qiell a në tokë, ku do jetojnë në lumturi njerëzit e penduar për mëkatet e tyre.

PATRIARK
Titulli i kryetarit të kishës ortodokse të një vendi; ai që mban këtë titull, patrik.

PELEGRIN
Ai që shkon në kohë të caktuara në vendet e shenjta; haxhi.

PATRIARKAL
Që lidhet me patriarkun a me patrikun, që i përket patriarkut a patrikut, i patriarkut a i patrikut.

PATRIKANË
1. Selia e patrikut; sistem i drejtimit të kishës ortodokse me një patrik në krye.
2. Zona ku shtrihet administrata e patrikut.

PENDESË
Guri i pendesës, guri që, sipas një zakoni fetar, duhej ta ngrinte peshë ose ta mbante ai që quhej mëkatar nga prifti duke i rënë rrotull kishës.

PENDESTAR
Ai që i rrëfehet priftit. I penduari.

PENDIM
Pendesë.

PENDOHEM
Rrëfehem për mëkatet.

PENDUAR
Që është rrëfyer para priftit, që ka bërë pendesën.

PESHKOP
Kryetari i një dioqeze ortodokse, dhespot (në vendet ku vepron kisha ortodokse).

PETRAHIL
Rrip i gjerë e i gjatë, i qëndisur me fije ari, të cilin e mbajnë të hedhur në qafë e të lëshuar deri te gjunjët priftërinjtë ortodoksë gjatë ceremonive të rëndësishme fetare.

PËRFALJE
Lutje, uratë.

PËRHIJ
I hedh hi mbi kokë dikujt prifti, ditën e parë të kreshmëve.

PËRKUJTIMORE
Përshpirtje për një të vdekur.

PËRNDERUAR
Titull nderi që përdorej për t’iu drejtuar klerikëve të krishterë.

PËRNDRITSHËM
Titull nderi që përdorej për t’iu drejtuar klerikëve të lartë të krishterë.

PËRSHPIRTJE
Ceremoni a meshë që bëhet në kishë për të përkujtuar një të vdekur; ushqime e sende të tjera që ndajnë për kujtim të të vdekurit

PITAR
Meshë e madhe, që besimtarët shpinin në kishë me rastin e një përvjetori të vdekjes së dikujt, pendartë.

POLITEIST
Që ka të bëjë me politeizmin, që i përket politeizmit, i politeizmit; që mbështetet në politeizmin a që përkrah politeizmin;

POLITEIZËM
Besim në qenien e shumë perëndive;

POP
Priftit ortodoks (në Shqipërinë Veriore).

PREDIKIM
Fjala që u mban prifti besimtarëve në kishë për t’u shpjeguar një dogmë fetare, mësimet e fesë etj.; pjesë nga ungjilli që u lexohet e u shpjegohet besimtarëve nga prifti.

PREDIKOJ
U shpjegoj besimtarëve në kishë dogmat fetare, mësimet e fesë etj.; lexoj pjesë nga ungjilli, bëj një predikim fetar (për priftin); përhap një fe a dogmë fetare, duke ua shpjeguar besimtarëve.

PREDIKUES
Ai që predikon.

PREMTE E
E premte e zezë, dita kur është varrosur Krishti.

PRIFT
1. Titulli fetar më i thjeshtë në kishën e krishterë; ai që mban këtë titull dhe kryen shërbesat e zakonshme fetare.
2. Ai që kryente shërbesat fetare në një tempull (në kohën e lashtë), faltar.

PRIFTËRI f.
1. Veprimtaria e priftit.
2. Tërësia e priftërinjve, priftërinjtë.

PROFET
I dërguar i perëndisë, që vjen të përhapë një fe, që shpreh vullnetin hyjnor dhe parathotë atë që do të ngjasë më vonë.

PROFETIK
1. Që ka të bëjë me profetin si i dërguar i perëndisë
2. Që parashikon dhe paralajmëron diçka që do të ndodhë në të ardhmen; që ka natyrën a karakterin e një profecie.

PROFETIZOJ
Parathem, i frymëzuar nga zoti, atë që do të ngjasë më vonë, them profeci

PROTESTANT
Besimtar e ithtar i protestantizmit.

PROTESTANTIZËM
Emërtim i përbashkët për disa besime të krishtera që u shkëputën nga kisha katolike romake pas reformës së shekullit XVI.

PSAL
Këndoj psalme

PSALM
Secila nga këngët e lutjet fetare që përbëjnë një libër më vete në Dhiatën e vjetër»; këngë kishtare.

PSALT
Ai që këndon psalme në kishë, ai që psal

PSALTËS
Psalt.

PSALTIR
1. Pjesë e «Dhiatës së vjetër» që përmban 150 psalme, libri i psalmeve.
2. Vend i caktuar në kishë, ku rri psalti kur psal.

PURITANIZËM
Lëvizje fetare e politike angleze në shek. XVI-XVII, që drejtohej kundër feudalizmit dhe absolutizmit mbretëror dhe që kishte si qëllim kryesor pastrimin e kishës anglikane nga ritet e ceremonitë e kishës katolike.

QIELL
QIELL
1. Vendi ku banon/banojnë perënditë, engjëjt, shenjtorët etj.; hyjnia/hyjnitë forcat e mbinatyrshme.
2. Parajsë.

QITAP
Libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani.

RAJA
Emërtimi për jo myslimanet në Perandorinë Osmane,

RAMAZAN
Një muaj i caktuar në vit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë, nuk hanë dhe nuk pinë nga agimi deri në të ngrysur.

REKTOR
Drejtues i një shkolle fetare katolike; prift katolik që drejton kishat e një famullie.

RISHTAR
Ai që sapo ka veshur rrobën fetare dhe që shërben në një manastir për një periudhë prove derisa të bëhet murg

RISHTARI
Koha e provës së një rishtari në një manastir

RIT
1. Tërësia e veprimeve të një kulti fetar, që bëhen sipas një rregulli të caktuar nga dogma. Rit fetar.
2. Kult fetar i caktuar.

RITUAL
Tërësia e riteve të jashtme, që bëheshin gjatë një ceremonie fetare. Ritual fetar. Ritual pagan.

RUFAI
Ithtar i një sekti mysliman të dervishëve.

RUSICA
1. Festë që kremtohet zakonisht nga gratë dhe fëmijët njëzet e pesë ditë pas pashkëve.
2. Kuleçtë e vegjël, që përgatiten për këtë festë

RREGULLTAR
Klerik katolik që bën pjesë në një urdhër të caktuar fetar.

RRËFEHEM
I tregoj priftit për ato që kam bërë a kam menduar në kundërshtim me dogmën fetare, ato që quhen mëkate, duke qënë i penduar e duke kërkuar falje për to.

RRËFEJ
E marr në rrëfim dikë, dëgjoj rrëfimin e dikujt, sipas kërkesave të dogmës fetare.

RRËFIM
Rit i fesë së krishterë, sipas të cilit besimtari duhet t’i tregojë priftit për çdo gjë që ka bërë e menduar në kundërshtim me dogmën fetare e që feja e quan mëkat dhe të pendohet e të kërkojë falje për to.

RRËFYES
Prift që merr në rrëfim një besimtar.

RRËFYESTORE
Vend i posaçëm në kishë ku bëhet rrëfimi, qela e rrëfimit

RRËSHAJË
Festë e krishterë që kremtohet pesëdhjetë ditë pas pashkëve.

RRUZARE
1. Varg me rruaza që kaloheshin me gishta duke thënë lutjen (te katolikët).
2. Lutje që thuhej duke i numëruar një nga një kokrrat e këtij vargu (te katolikët).

SEMINAR
Shkollë që përgatit priftërinj.

SEMINARIST
Nxënës i një seminari fetar ose pedagogjik; ai që ka mbaruar një seminar.

SEKT
Grup i vogël besimtarësh me një dogmë të veçantë, që janë shkëputur nga një bashkësi e madhe fetare ose që dallohen brenda saj. Sekt fetar. Sekt heretik.

SINOD
1. Mbledhje ose kuvend i klerit të një dioqeze për të rrahur e vendosur çështje të ndryshme të lidhura me veprimtarinë e kishës
2. Organi më i lartë i një kishe ortodokse autoqefale, i përbërë nga kryetari i saj dhe nga disa peshkopë

SKIZMË
Ndarja e një kishe në dy pjesë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth dogmave e riteve fetare dhe të arsyeve politike të fshehura prapa tyre; përçarje e një kishe.

STOLË
Shirit i gjerë prej stofi, i zbukuruar me qëndisje, që e përdorin klerikët katolikë në disa ceremoni fetare.

SURE
Secili nga të njëqind e katërmbëdhjetë kapitujt e kuranit.

SYFYR
Buka e gjella që hanin besimtarët myslimanë gjatë ramazanit, para se të gdhinte.

SHEKULLAR
SHEKULLAR
Klerik katolik që nuk bën pjesë në ndonjë urdhër fetar të caktuar e nuk jeton në kuvend.

SHENJTË
Që i përket zotit, fesë e adhurimit fetar, që vjen nga zoti; që është i pajisur me hirin hyjnor, që ka fuqi hyjnore.

SHËRBESË
Ceremoni a rit fetar, shërbim.

SHTOZOJ
Mbaroj së ngrëni bukë; bëj një urim e falënderim fetar kur mbaroj bukën; ha.

SHUGUROJ
Dorëzoj prift dikë ose i jap një titull tjetër fetar më të lartë me anë të një ceremonie fetare.

SKËTERRË
Vendi ku gjoja shpirtrat e të vdekurve mundohen e vuajnë për mëkatet që kanë bërë në të gjallë; ferr, xhehenem;

SHART
orosi; rregull, rit. Shartet e namazit.

SHEH
I pari i një sekti mysliman ose i një teqeje të këtij sekti (me përjashtim të bektashinjve), që predikon dogmat e islamizmit dhe zhvillon ritet fetare.

SHEJTAN
Qenie e mbinatyrshme, e përfytyruar zakonisht si një njeri me brirë, me thundra e me bisht; mishërimi i së keqes dhe i ngasjes për punë të liga, shpirti i së keqes; djalli, dreqi.

SHEKULLAR
Klerik katolik që nuk bën pjesë në ndonjë urdhër fetar të caktuar e nuk jeton në kuvend;

SHENJT
Njeri që ia ka kushtuar jetën fesë e zotit dhe që pas vdekjes është shpallur a shpallet si i shenjtë nga kisha.

SHENJTË I
Që i përket zotit, fesë e adhurimit fetar, që vjen nga zoti; që është i pajisur me hirin hyjnor, që ka fuqi hyjnore

SHENJTËRESHË
Shenjtore.

SHENJTËRI
1. Të qenët i shenjtë (sipas fesë).
2. Titull që u jepet peshkopëve ndër ortodoksët, papës ndër katolikët dhe gjyshit ndër bektashinjtë

SHENJTËROHEM
Jetoj e sillem si shenjt; dëlirem; bëhem i shenjtë

SHENJTËROJ
E bëj, e quaj a e shpall të shenjtë; e mbaj dhe e kremtoj si të shenjtë (për të kremtet fetare).

SHENJTËROR
I mbushur me shenjtëri, i shenjtë; prej shenjti.

SHENJTËRORE
Vend i shenjtë; faltore a kishë e vogël ku, sipas besëtytnive fetare, ruheshin relike shenjtërish; kungë, ajodhimë.

SHENJTËRUAR I
Që është shenjtëruar, që është bërë a është shpallur i shenjtë

SHENJTOR
Shenjt.

SHËLBESË
Shëlbim.

SHËLBIM
Shpëtimi i shpirtit

SHËLBOHEM
Shpëtoj shpirtin (për katolikët)

SHËLBOJ
Shpëtoj shpirtin (sër nga katolikët).

SHËLBUES
Ai që, shpëton shpirtrat e njerëzve, shpëtimtar.

SHËRBESË
Ceremoni a rit fetar, shërbim

SHËRBIM
Shërbim

SHKISHËROJ
Dënoj dikë duke e nxjerrë nga gjiri i kishës (për të krishterët).

SHKISHËRUAR
Që është dënuar duke u nxjerrë nga gjiri i kishës, që është shkishëruar

SHKRIM
Shkrimi i shenjtë, «Dhiata e re» dhe «Dhiata e vjetër», bibla.

SHPAGËZOHEM
Dal nga feja e krishterë e mohoj këtë dhe ndërroj emrin.

SHPAGËZOJ
E nxjerr dikë nga feja e krishterë dhe ia ndërroj emrin .

SHPAGËZUAR
Që ka dalë nga feja e krishterë, e ka mohuar këtë dhe që ka ndërruar emrin

SHPËTIMTAR
Ai që, gjoja shpëton shpirtrat e njerëzve, shëlbues.

SHPIRT
Element jo material te njeriu, që gjoja ka prejardhje hyjnore e është i pavdekshëm, që i jep njeriut jetën, e dallon atë nga kafshët dhe e lidh me zotin.

SHPIRTËROR
At shpirtëror, prift që ndjek nga afër dhe drejton jetën shpirtërore e fetare të dikujt; prift, tek i cili rrëfehen rregullisht besimtarët

SHPIRTNDRITUR
Që i ndrittë shpirti! (për një të vdekur a të vrarë)

SHTATAT ΤË
Dita e shtatë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohej nga të afërmit; dreka a darka që shtrohej me këtë rast

SHPRIFTËROJ
I heq emrin e priftit, e ndaloj të kryejë shërbime fetare dhe të mbajë petkat priftërore.

SHUGUROJ
1. Dorëzoj prift dikë ose i jap një titull tjetër fetar më të lartë me anë të një ceremonie fetare.
2. I vë vulën e shenjtërimit diçkaje, e bëj të shenjtë me anë të një ceremonie fetare

TAKS

TAKS
Premtoj, se do t’i fal diçka zotit, shenjtit, faltores ose se do të bëj diçka fli për të siguruar hirin e tyre, për të m’u plotësuar një lutje, një dëshirë etj.

TARIKAT
Sekt i veçantë fetar i myslimanëve.

TEMJANICË
Enë e metaltë në trajtë të një kupe, me tre zinxhirë të hollë të bashkuar sipër në një dorëz, që shërben për të djegur temjanin në kishë.

TEMJANIS
Djeg temjan, bëj me tym temjani.

TEOKRACI
Formë qeverisjeje, në të cilën është përqendruar në duart e klerit edhe pushteti fetar, edhe pushteti politik, por që si qender e shtetit besohet se është Zoti.

TESTAMENT
Dhiatë.

TEQE
Ndërtesë e veçantë për dervishët bektashinj ose për shehun, si edhe për ceremonitë fetare të një tarikati; manastiri a kuvendi i dervishëve bektashinj

TEOLOGJI
Tërësia e mësimeve skolastike fetare për zotin, për hyjnitë dhe për historinë e një feje, tërësia e dogmave të kësaj feje; degë që merret me studimin e këtyre dogmave.

TRETË E
Dita e tretë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohej nga të afërmit; dreka a darka që shtrohej me këtë rast.

TOTEM
Kafshë, bimë ose ndonjëherë edhe send, që adhurohej a adhurohet nga disa fise primitive si diçka e shenjtë dhe quhej a quhet si themelues a si mbrojtës i fisit.

TOTEMIZËM
1. Formë e lashtë e fesë në rendin fisnor, kur adhurohej si diçka e shenjtë një kafshë, një bimë, ndonjëherë edhe një send, që quhej edhe si themelues e si mbrojtës i fisit.
2. Organizim shoqëror, në rendin fisnor që bazohej në totemet dhe në adhurimin e tyre.

TRINI
1. Sipas dogmave fetare: fuqia e mbinatyrshme që përfaqësohet nga tri qenie hyjnore (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë), të shkrira në një të vetme në mënyrë të përjetshme;
2. Festë fetare kushtuar kësaj fuqie (në vendet ku vepron feja e krishterë). Trinia e shenjtë.

TROPAR
Këngë kishtare e veçantë, që këndohet në ditën e një shenjti.

TUNDOJ
Shtyj a nxit dikë të bëjë diçka të keqe, ngas; josh, tërheq, mashtroj; e shtie dikë në ngasje, e shtyj që të bjerë në mëkatë.

TURK
Mysliman.

UJËT E BEKUAR
Ujë me borzilok që përdoret nga kisha për shërbime të ndryshme fetare.

UNGJILL
Katër librat e parë rë Diatës së Re.

UNGJILLËZOJ
Predikoj dogmën e ungjillit me qëllim që t’i kthej në fenë e krishterë popullsitë jo të krishtera, përhap krishterimin.

UNGJILLOR
1. Katër apostujt që kanë shkruar librat e ungjillit.
2. Pjesëtar i një sekti të krishterë, që e mbështet dogmën dhe veprimtarinë e vet drejtpërdrejt në në ungjill.
3. Që ka të bëjë me ungjillin, që i përket ungjillit, që mbështetet tek ungjilli, që ka frymën e ungjillit, që pajtohet me ungjillin.

UNGJILLTAR
Ungjillor.

URATAR
Prift, uratë.

URATË
Lutje në të cilën prifti shprehte disa dëshira për besimtarët.

URATORE
1. Libër që përmban uratat e ndryshme të cilat thuhen në kishë ose në shërbime fetare jashtë kishës përveç meshës
2. Vend i posaçëm ku zakonisht falej e thote uratat prifti.

VAJOJ
Lyej me vaj të shenjtë një besimtar përpara vdekjes, miros.

VAKËF
Vend i shenjtë, që ishte pronë e një xhamie, e një kishe, e një teqeje a e një manastiri.

VËLLAZËRI
Grup murgjish a fetarësh të tjerë që banojnë në një manastir a që janë të lidhur nga qëllime e synime të përbashkëta, bashkësi fetare.

VELADON
Veshje e jashtme prej stofi të zi, e gjatë deri në fund të këmbëve dhe me mëngë të gjera, që mbajnë priftërinjtë katolikë; petk fetar.

XHAKON
Ai që ndjek një shkollë fetare për t’u bërë prift; titull kishtar më i ulët se prifti; ai që mban këtë titull, ndihmës i priftit në kryerjen e shërbesave fetare (në kishën katolike).

XHAKONI
1. Koha që kalon xhakoni në seminar a në shkollën fetare para se të bëhet prift; titulli dhe puna e xhakonit (në kishën katolike).
2. Tërësia e xhakonëve, xhakonët.

XHEHENEM
Vend në të cilin shpirtrat e të vdekurve mundohen e vuajnë për mëkatet që kanë bërë, në të gjallë; (në fenë myslimane)

XHENET
Vend shumë i bukur, ku jetojnë në lumturi shpirtrat e të vdekurve që nuk kanë bërë mëkate në të gjallë. (në fenë myslimane)

ZGJIDH KRESHMËN
E themi këtë kur ndërpresim kreshmën.

ZOT
Qenia më e lartë e mbinatyrshme, që besojnë fetë e ndryshme, e cila ka krijuar botën, qëndron mbi të dhe drejton gjithçka; Perëndi. Krijues
Fjalor Fetar

 

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Fjalor fetar" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/fjalor-fetar