Fjalor Matematikor

DECIMAL
Dhjetor, dhjetore.

DEMONSTROJ
Vërtetoj; provoj.

DIFERENCË
Mbetje; ndryshim. Diferenca e dy numrave (e dy madhësive).

DIFERENCIAL
Rritja arbitrare e një madhësie të pavarur e të ndryshueshme. Diferencial i plotë (i pjesshëm). Diferenciali i funksionit.

DIFERENCIAL
Që ka të bëjë me diferencialin. Gjeometri diferenciale. Ekuacioni diferencial. Llogaritja diferenciale pjesë e matematikës që merret me studimin e madhësive të ndryshueshme të një funksioni.

DIVERGJENCË
Veçimi a largimi i diçkaje nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; thellimi i dallimeve ndërmjet dy a më shumë dukurive; prirje e ndryshme a e kundërt. Divergjenca e vektorit

DREJTË
I tillë që rritja e njërës anë ose e njërit faktor sjell rritjen e anës ose të faktorit tjetër dhe anasjelltas. Përpjesëtim i drejtë.

DYFISHTË
Që përbëhet nga dy pjesë, nga dy shtresa, nga dy fije etj. të njëjta ose të ngjashme. Thyesë e dyfishtë

DYGJYMTYRËSH
Binom.

DYMBËDHJETËFAQËSH
Trap gjeometrik i kufizuar nga dymbëdhjetë shumëkëndësha; trup gjeometrik që ka dymbëdhjetë faqe.

DYTË
Barazim i gradës se dytë

 

DHJETOR
1. Që ka për bazë numrin dhjetë. Sistemi dhjetor.
2. Që përbën një ose disa të dhjeta të një njësie të plotë; që mbështetet në ndarjen e një njësie të plotë në dhjetëshe, qindëshe, mijëshe etj,; që shënon një ose, disa nga të dhjetat, të qindtat, të mijtat etj. të një numri. Numër dhjetor numër i përbërë nga një numër i plotë dhe nga të dhjetat, të qindtat etj., prej të cilave ndahet me presje. Thyesë dhjetore: thyesë që ka për emërues numrin dhjetë ose një numër fuqi të dhjetës. Shifra dhjetore shifra pas presjes së numrit dhjetor, shifrat e të dhjetave e të qindtave etj. Presje dhjetore presje që ndan shifrat e njësheve, të qindësheve etj. nga shifrat e të dhjetave, e të qindtave etj. në një numër dhjetor.

EDHE
Shtojmë (kur mbledhim një numër me një tjetër). Dhjetë edhe dy. Katër edhe katër bëjnë tetë. Shenja e mbledhjes (+); plus.

EKSPONENT
Tregues

EKUACION
Barazim, Ekuacion algjebrik. Ekuacion i përbërë. Ekuacion thyesor. Ekuacion i shkallës së parë. Ekuacion me dy të panjohura. Sistem ekuacionesh.

EMËRUES
Numri i poshtëm i një thyese që tregon se në sa pjesë është ndarë një njësi. Emëruesi i thyesës. Kthej në emërues të përbashkët.

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Fjalor Matematikor" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/fjalor-matematikor