Fjalor Matematikor

HEMISFERË
Trup gjeometrik që ka trajtën e gjysmës së rruzullit, gjysmërruzull.

HEQ
Zbres. Pesë heqim dy. Dhjetë heqim tre.

HERËS
Numri që del nga pjesëtimi i një numri me një numër tjetër, përfundimi i pjesëtimit të dy numrave. Herësi i dy numrave. Gjej herësin.

 

IDENTITET
Përputhje e plotë e dy anëve të një barazimi, pavarësisht nga vlerat që u japim elementeve të anëve të këtij barazimi. Identitet trigonometrik. Parimi i identitetit.

IMAGJINAR
Numër imagjinar, numër që shpreh rrënjën katrore të një madhësie a të një njësie negative (p. sh. a2 = — 1 ose a = — 1).

INDEKS
Shenjë (numër ose shkronjë), që u vihet përbri shkronjave të një shprehjeje për t’i dalluar. Tek X1 indeksi është 1.

INTEGRAL
Madhësi tërësore, e vështruar si shumë e pjesëve të veta pambarimisht të vogla. Integrali i caktuar i një funksioni. Integrali i pacaktuar i një funksioni bashkësia e funksioneve që kanë derivat funksionin e dhënë. Integral i shumëfishtë. Integral sipërfaqësor.

IRRACIONAL
Që nuk mund të shprehet a të paraqitet në trajtën e një raporti të dy numrave të plotë; që s’është as i plotë as thyesor. Numrat irracionalë. Shprehje irracionale shprehje që përveç veprimeve të mbledhjes, të zbritjes, të shumëzimit e të pjesëtimit përmban dhe veprimin e nxjerrjes së rrënjës.

JASHTËQENDROR
Që nuk ka një qendër të përbashkët me të tjerët, që është jashtë qendrës së përbashkët. Rrathë jashtëqendrorë. Sfera jashtëqendrore.

JASHTËSHKRUAJ
Vizatoj një figurë gjeometrike rreth e rrotull një figure tjetër dhe jashtë saj. I jashtëshkruaj trekëndëshit një rreth.

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Fjalor Matematikor" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/fjalor-matematikor