Flagjelatët e gjakut
Hemoflagjelatët që infektojnë njerëzit përfshijnë gjinitë Leishmania dhe Trypanosoma.
Gjinia Leishmania përbëhet nga disa lloje të ndryshme që mund të shkaktojnë prekje të lëkurës (ulcera orientale), prekje të organeve të brendshme (kala-azar), ose prekje të lëkurës dhe membranave mukoze (espundia). Infeksioni i transmetohet njerëzve nga mizat e rërës (Phlebotomus, Lutzomyia, dhe Psychodopigus). Tripanozomat janë dy llojesh: (1) tripanozoma afrikane, shkaktare e sëmundjes të gjumit, transmetuar nga mizat cece (Trypanosoma brucei rhodesiense dhe Trypanosoma brucei gambiense); dhe (2) tripanozoma amerikane, e cila shkakton sëmundjen e Chagas (Trypanosoma cruzi). Leishmania Gjinia Leishmania përfshin disa lloje të cilat janë pothuaj të njëjta për nga pamja e jashtme. Dallimi midis llojeve të kësaj gjinie bëhet me anë të analizave biokimike, antitrupave monoklonalë, analizës të materialit gjenetik, dhe të dhënave epidemiologjike/gjeografike. Leishmania donavani shkakton leishmaniazën e organeve (e njohur ndryshe edhe si ‘kala-azar’). |