Helmintet

Krimbat që infektojnë njerëzit i përkasin dy tipeve:

·  Tipi Platyhelminthes (krimbat e sheshtë); krimbat e këtij tipi janë krimba të cilëve u mungon kaviteti celomik. Dy klasat me rëndësi mjekësore janë Cestoda (me gjinitë Diphyllobothrium, Spirometra, Taenia, Echinococcus, Hymenolepsis, Dipylidum), dhe Trematoda (me gjinitë Fasciola, Schistosoma, Paragonimus, Clonorchis, Opisthorchis, Heterophyes, Metagonimus, Fasciolopsis). Cestodet janë si shirit, dhe të segmentuar. Trematodët janë në formë gjetheje. Me përjashtim të gjinisë Schistosoma, llojet e tjera janë hermafroditë.

·  Tipi Nemathelminthes (krimbat e rrumbullakët). Krimbat e rrumbullakët janë të pasegmentuar dhe johermafroditë.

 

Mjekësi e përgjithshme

[cite]