FOTO Tushi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Kamenicë të Korçës, më 4 korrik të vitit 1889. Më 10 mars 1961, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për krimin e «agjitacionit e të propagandës kundër pushtetit», dhe e dënoi me katër vjet burg. U amnistua me dekret nr. 3603, datë 23 nëntor 1962. U arrestua sërish më 1969, dhe më 22 gusht të po atij viti, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e të propagandës kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me pesë vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 201.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]