FRANGU (hasani) Tefik

FRANGU (hasani) Tefik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Lis të Matit, në vitin 1920. U arrestua më 28 nëntor 1948, dhe më 29 mars 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në grup antipushtet», «kryerjen e veprës së spiunazhit» dhe për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», ndaj e dënoi me njëzet vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për tre vjet kohë dhe humbjen e të drejtës së gradës si nënoficer. U fal me dekret të Presidiumit të K. P. nr. 1582, datë 4 dhjetor 1952. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 285.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]