FRROKU Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Shtuf të Mirditës, më 7 korrik të vitit 1933. U internua për «çështje politike». Më 18 qershor 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Mirditës në rrethin e Tepelenës, prej 10 gushtit të vitit 1949 deri më 10 shkurt 1950. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 303.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]