FTERA Ziadin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1935 në Rusan, Delvinë. Më 23 tetor 1962, me vendim nr. 181, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut» me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 2709-2710.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]