Fundi i akullnajës

Armiku më i madh i akullnajave është nxehtësia, nxehtësia e diellit, rrezet e tij ose ajri i nxehur prej tyre. Këto shkaktojnë shkrirjen e akullnajës. Përveç kësaj, një pjesë e vogël e akullit të akullnajës avullon drejt e në ajër pa arritur, akoma të shkrihet. Akullnajat mund të vazhdojnë të ekzistojnë vetëm në qoftë se mbi ato bie mjaft borë, e cila plotëson borën që humbet nëpërmjet shkrirjes dhe avullimit. Në zonat malore me klimë më të butë gjatë dimrit bie borë në sasi të mjaftueshme, që zëvendëson borën që shkrin në verë. Në malet e larta në dimër ka me mijëra akullnaja.
Gjatë stinës së ftohtë bora grumbullohet; shkrirja dhe avullimi janë të papërfillshëm. Pak nga pak balli i akullnajës lëviz përpara nëpërmjet brazdave malore. Por kur vjen pranvera, kjo lëvizje ndryshon krejtësisht: rritet shkalla e shkrirjes dhe e avullimit dhe balli i akullnajës shkrihet me shpejtësi shumë më të madhe për shkak të lëvizjes së saj të vrullshme përpara. Balli atëherë zmbrapset. Kjo lëvizje përfundon në vjeshtë, kur fillon të bjerë borë dhe temperatura ulet

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]