GARULI Miço
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Zhej të Gjirokastrës, në vitin 1895. Më 25 qershor 1962, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luatjshme e të paluajtshme (pjesës së tij) dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. aiskk, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 149, 152.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]