GARULI Ksenofon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 9 prill të vitit 1935, në Tiranë. Më 14 maj 1982, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e të propagandës», dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U fal me amnistinë e datës 15 nëntor 1982, me dekret nr. 6606, datë 28 tetor 1982. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 109-110.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]