GARUNJA Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1953, në Elbasan. Më 24 korrik 1978, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor «për krimin e agjitacionit e të propagandës kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. U arrestua sërish teksa po kryente dënimin, dhe më 2 korrik 1981, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor «për krimin e agjitacionit e të propagandës kundër shtetit», dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 782.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]