GASHI Haxhi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kukës, më 16 gusht të vitit 1930. Më 13 dhjetor 1991, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit për çështje politike bashkë me prindërit nga rrethi i Kukësit në rrethin e Beratit e të Tepelenës, prej datës 10 maj 1945 deri më 10 prill 1953. F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 12-13.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]