(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 20 qershor të 1907, në Mitrovicë të Kosovës. Më 15 nëntor 1946, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor «sepse ka qenë skuadërkomandant i Ballit Kombëtar dhe për strehim e furnizim të kriminelit (diversantit) Hamit Matjani», dhe e dënoi me 1 vit burgim dhe punë të detyruar. Më 25 tetor 1958, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor «për agjitacion e propagandë» dhe «për përhapje të sekretit shtetëror», dhe e dënoi me 17 vjet burgim, konfiskimin e pasurie dhe humbjen e të drejtave civile për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, Fl. 799-800
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]