Gazanalizues

Gazanalizues
(Term – Mjedisor)

Gazanalizues
(anglisht: Gasanalisation)

✦ Aparat për përcaktimin sasior të përbërsve të gazeve (në përqindje të vëllimit). Gazanalizuesit mund të jenë të veprimit me dorë ose automatikë, tregues, regjistrues e sinjalizues, të caktuar për përcaktimin e njërit ose më shumë përbërësve. Përdoren gjerësisht në industri dhe në teknikë, si p.sh. në përcaktimin e përbërjes së tymit të oxhaqeve, në centralet elektrike, në industrinë kimike e të përpunimit të naftës, në metalurgji etj. me qëllim që të kontrollohet e të rregullohet procesi teknologjik ose për qëllime të teknikës e të sigurimit. Ndër gazanalizuesit e veprimit me dorë, më të përhapura janë aparatet me përthithje. Në këto apaprate përcaktimi i përbërësve të veçantë të gazit kryhet duke i përthithur ata me radhë, në disa enë të vendosura në varg dhe të mbushura me tretësira; çdonjëra prej tyre tret vetëm njërin përbërës të gazit. Kështu, CO2 përthithet me tretësirë të KOH, O2 – me tretësirë pirogaloli, CO – me tretësirë amoniakore të Cu2Cl2, etj. në analizuesit automatikë përcaktimi i bazohet në matjen e vazhdueshme të disa madhësive fizike, të cilat varen nga përbërja sipas një ligjshmërie të njohur. Në më të shumtën e rasteve maten në mënyrë elektrike, masa, vëllimi, temperatura, përshkueshmëria magnetike ose maten veti fizike të tjera të gazit që analizohet.

Portali — Mjedisi

[cite]