Gemilut hasadim

Gemilut hasadim
(hebraisht)

Bamirësi, dashuri, njerëzi, bërja mirë pa pritur shpërblim apo kundërshërbim. Veprimet e ‘gemilut hasadim’, përfshijnë shumë më tepër se termi ‘cedaka’ (lëmoshë), i cili ka të bëjë me ndihmën materiale të varfërve (ushqimi, rrobat e të ngjashme) si për shembull: mikpritja, ‘bikur holim’ (vizita të sëmurëve), ruajtja e të vdekurve, përgatitja e të vdekurve që nuk kanë të afërm etj.

Besimi — Judaik

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Gemilut hasadim" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/gemilut-hasadim