(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1965, në fshatin Grapsh të Dropullit të Poshtëm. Më 24 prill 1987, Gjykata e Gjirokastrës e shpalli fajtor «për agjitacion e propagandë kundër pushtetit» dhe «tradhëti ndaj atdheut», ndaj e dënoi me 17 vjet burgim dhe 5 vjet internim. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 550-551.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]