GJELOSHI Margarita
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902, në Shkodër. Arrestuar më 2 shkurt 1945, me akuzën se «ka penguar Lëvizjen në shkollën femërore Donika Kastrioti, si dhe në Tiranë, ku ishte drejtoreshë e Institutit [Femëror]». Më 1 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi si «armik i popullit», me dy vjet burg dhe punë të rëndë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7 Fl. 392-393; AQSH, F.14, V. 1945, D. 215

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]