GJETA Fatmir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1955, në Tiranë. Më 22 tetor 1980, Gjykata e Rrethit të Matit e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut, me bashkëpunim të mbetur në fazën e përgatitjes», me 5 vjet burg dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 3 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 20-21

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]