GJIKOLA Bib Gjin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1919, në Kurbnesh. Më 10 maj 1994, me vendim nr. 251, Gjykata e Mirditës vendosi njohjen e faktit të vrasjes në kufi nga forcat komuniste, për arsye politike, në tetor 1948. Është vrarë pa gjyq, bashkë me 30 vetë të tjerë, afër fshatit Dobrushë, në brigjet e Drinit të Bardhë. AISKK, F. 1, V. 2014, D 11. Fl. 406-407

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]