GJIKURIA Zaharulla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1946, në Dhërmi, Vlorë. Është internuar për motive politike. Më 13 gusht 1992, me vendim nr. 15, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Dhërmiu në Kamëz, prej 28 prillit 1949 deri më 12 dhjetor 1949. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 152-153

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]