GJIKURIA Krisanthi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1922, në Himarë, Vlorë. Më 24 shtator 1946, Gjykata Ushtarake Vlorë e dënoi për «krimin e sabotatorit kundër shtetit», me 3 muaj burg. Më 6 maj 1948, me vendim nr. 31, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «grup klandestin propagandist, disfatist e dezertor në radhët e ushtrisë», me 15 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 180-181
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]