GJINAJ Dom Nikoll
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik. Lindi më 1910, në Mëgullë, Shkodër. Studioi filozofi dhe teologji në Romë. Deri më 1951 shërbeu si meshtar në Sumë. Më 13 dhjetor 1952, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut», me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Arrestuar sërish më 15 tetor 1979. Më 21 dhjetor 1979, Gjykata e Shkodrës e ridënoi për «agjitacion e propagandë» me 10 vjet burg. Vdiq më 16 maj 1987, në burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D 7. Fl. 368-369

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]